Lajme

Kurti-Ganimete Musliut: A din me m’kallxu se çka të kallxova?

Një përplasje mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka ndodhur në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja Musliu e ka akuzuar kryeministrin Kurti se nuk po i përgjigjet pyetjeve të saj.

“Prapë nuk mora përgjigje, jeni mësuar veç me fol e mos me thanë kurgjo”, tha Musliu, duke shtuar se Ministria e Arsimit, ajo e Kulturës, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme janë ose me ushtruese detyre të sekretarit ose nuk kanë fare.

Ndërsa kryeministri Kurti ia ktheu se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të saj, duke e pyetur pastaj se “a dini me m’kallxu çka ju kallxova?”.

Ky reagim i Kurtit ka shkaktuar të qeshura në mesin e deputetëve në Kuvend.

Pas deklaratës së kryeministrit, ka reaguar edhe një herë deputetja Musliu, duke e cilësuar të njëjtin si hajgarexhi. Për këto fjalë, kryetari Konjufca ia ka tërhequr vërejtjen deputetes së PDK-së.

/Shqip.com