Lajme

Kurti: FSK e gatshme për zgjerim të partneritetit me NATO-n

Kryeministri Albin Kurti dhe Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, takohen në Prishtinë

Roli i NATO-s në Kosovë dhe bashkëpunimi me institucionet e sigurisë në vend, ishin disa nga temat për të cilat është diskutuar në takim midis Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, njofton Shqip.com.

Kurti ka theksuar përkushtimin e Kosovës për integrimin në Aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATO si dhe e njoftoi për përmirësimin e situatës me pandeminë COVID-19, si rezultat i menaxhimit të mirë institucional dhe për reformat e nisura në drejtësi e punësim.

“Stoltenberg shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të misionit të NATO-s për mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

Më tej bëhet e ditur se Kryeministri shprehu gatishmërinë e FSK-së për zgjerimin e partneritetit me NATO-n, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar. /Shqip.com