Lajme

Kurti emëron këshilltar një profesor universitar

Albin Kurti dhe Florim Isufi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar këshilltar për gjeoinformacion, Florim Isufin.

Isufi është profesor në Universitetin e Prishtinës.

Lexo edhe:
30 vdekje si pasojë e COVID-19

Lajmin për emërimin e tij e kumtoi zyra e kryeministrit.

Ndërkaq, Isufi ishte pjesë e delegacionit për Demarkacionin me Malin e Zi, bashkë me Shpejtim Bulliqin.

“Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij. Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re”, thuhet në njoftim.

Demarkacioni me Malin e Zi.

Versioni i cili është votuar në Kuvend pretendohej se Kosova i ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë.

Nga ekspertiva këtë definim kufiri e kundërshtonte Shpejtim Bulliqi, ndërsa politikisht kishte filluar ta kritikonte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lexo edhe:
Viti i ri shkollor shtyhet deri më 26 shtator

Më pas, këtë kauzë kishte filluar ta hidhte n% teren edhe Lëvizja Vetëvendosje, përmes protestave.

Pas shumë seancave të ndërprera me gazin lotsjellës, erdhi 21 marsi 2018, kur dhe deputetët e votuan demarkacionin – marrëveshje për të cilën duheshin së paku 80 vota nga 120 ulëse sa ka Kuvendi i Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje kishte vazhduar ta kundërshtonte këtë marrëveshje.

Ndërsa, ideorin e idesë së “Kosova po humbë tokë”, Shpejtim Bulliqin, e kandiduan për kryetar të Podujevës, zgjedhje të fituara, pa balotazh – nëntorin e vitit të shkuar. /Shqip.com