Lajme

Viti i ri shkollor shtyhet deri më 26 shtator

Bankat shkollore

Shkollimi parauniversitar në Kosovë do të pezullohet deri më 26 shtator.

Përmes një postimi në Facebook, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se në takimin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, janë njoftuar me masat e reja anti-COVID’19 që hyjnë në fuqi pas 13 shtatorit.

Sipas njoftimit, pas 13 shtatorit gastronomia vazhdon me masat e deritashme, lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur disatacën 1.5 metra,  dhe në institucionet publike punojnë vetëm në staf esencial.

“Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani. -Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator. – Ndryshe masat tjera vazhdojne siç kanë qenë në këto dy javët e fundit”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e AKK-së.

Kurse, nga 27 shtatori do të ketë masa të reja anti-COVID’19 në varësi nga analizat dhe situatës në bashkëpunim me Institutin Kosovar të Shëndetit Publik të Kosovës./Shqip.com