Lajme

Kurti e quan Abelard Tahirin “deputeti me shurdhues”

Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend është deklaruar për pakot e shpërndara për qytetarët për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike në vend.

Ai tha se me përfaqësuesit e sindikatave kanë pasur diskutime të vazhdueshme, me mbi 30 takime e ku s’ka munguar as bashkëbisedimi as dialogu.

Ai tha se në prag të inflacionit nuk mund të ketë ndryshim në paga deri në kalimin e Ligjit për Paga.

“Ndihmom si vlla, na ndihmo të dalim nga kriza si vlla ami 100 euro. Nuk bën kështu. Nuk mundesh me u sjell me Qeverinë e Kosovës në mënyrë private. Këto janë kohërat e kaluara, marrëveshjet që janë bërë në të kaluarën kanë qenë private unë nuk bëj ashtu. Unë kam ofruar pako për përballje me inflacionin, edhe ajo do të realizohet. Edhe një herë po them: 50 euro që i merr mësimdhënësi jo derisa të kalon Ligji i Pagave por përballja me inflacionin është rritje më e madhe:, tha ai.

Kryeministri, Albin Kurti

Duke folur për këtë çështje, Kurti ironizoi me shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri – të cilin e quajti “deputet shurdhues”.

“Çështja është diku tjetër, komplet opozita e mbështet grevën e s’është çudi që në prag të këtij mocioni është deputeti me shurdhues”, përfundoi Kurti”

Theksojmë se deputeti Tahiri, me para të shtetit në vitin 2011, kishte blerë armë të personalizuar, përveç armëve dhe fishekëve, kabineti i Thaçit që ishte kryeministër në atë kohë kishin blerë edhe shurdhues.

Në dokumentin e siguruar nga SHQIP.com të datës 2 mars 2011, figuron se kabineti ishte furnizuar fillimisht me pesë armë dhe në kuader të po të njëjtës blerje, ishin blerë edhe pjesë të tjera si shurdhues.

Bashkë me pjesët përcjellëse ato kishin kushtuar 19 mijë euro.

Lexo edhe:
(Dokument) Përveç me armë e fishekë, kabineti i Thaçit del të jenë pajisur edhe me shurdhues

Në dokument figuron se janë blerë pesë shurdhues të llojit MP 7 A1./Shqip.com