Lajme

Kurti dhe Murati sot flasin lidhur me shtesat për lehonat dhe fëmijët

Albin Kurti dhe Hekuran Murati

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, do të mbajnë konferencë për media – ku do ta paraqesin planin e tyre për shtesat e fëmijëve dhe nënave lehona.

Adresimi para mediave fillon nga ora 10:00, transmeton Shqip.com.

Kështu ka njoftuar, Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi, të premten.

Lexo edhe:
Biden: Refuzimi i vaksinës nuk ka të bëjë me zgjedhjen personale

“Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me zbatimin e masës 3.5-Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ekzekutivi e ka disejnuar Pakon e Ringjalles Ekonomike, që vjen si rezultat i situatës me pandeminë COVID-19.

Aty përfshihet pika 3.4 dhe 3.5 që lidhen me shtesat për fëmijët dhe nëna lehona.

“Masa 3 paraqet një hap jetik në përpjekjet tona për zbutjen e varferisë, si dhe ndihmën ndaj familjeve që kanë humbur më të dashurit në luftën me virusin COVID-19”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave. /Shqip.com