Kurti dhe Gjukanoviq takohen në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Paris në kuadër të Forumit të Paqes.
Në mesin e liderëve botërore më të cilët shefi i qeverisë kosovare ka takuar është edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Për këtë takim ka njoftuar vetë Gjukanoviq, i cili ka publikuar një fotografi, ku shihen të dy në shoqëri të bashkëshorteve.

Forumi i Paqes është duke u mbajtur në Paris nën patronatin e presidentit francez, Emanuel Macron.
E pranishme në këtë samit është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Udhëheqësit dhe pjesëmarrësit e këtij forumi kanë dhënë nga një mesazh përmes videove.
“Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë dhe aktivistë që të mos qëndrojmë anash historisë, por të bëhemi progresistë për ta përqafuar dhe formësuar atë duke avokuar për më shumë barazi dhe drejtësi në mbarë botën”, ishte mesazhi i kryeministrit kosovar, Albin Kurti./SHQIP.com