Lajme

Kurti: Çka ka ndodhur në Sanxhakun e Nishit nuk është asgjë më pak se gjenocid

Me rastin e 144 vjetorin e dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, Shoqata Shqiptare e Muhaxhirëve Mbarëkombëtar, nën mbështetjen e Ministrisë  së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë ditës së sotme ka hapur ekspozitën e fotografive “Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve”.

Me këtë rast në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës është shprehur se kruciale është kujtimi për të kaluarën, vlerësimi i asaj që ka ndodhur dhe ballafaqimi me të.

Foto nga dëbimi i shqiptarëve

Kuri ka thënë se ajo çka ka ndodhur në Sanxhakun e Nishit nuk është asgjë më pak se gjenocid.

“E çka ka ndodhur në Sanxhakun e Nishit nuk është asgjë më pak se gjenocid. Asgjë më pak se targetim i qëllimshëm i viktimave për shkak të ekzistencës së tyre. Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet. Por ai mund të njihet duke u pranuar. E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Sanxhakut të Nishit nuk kujtohet si duhet”, është shprehur Kurti.

Foto nga dëbimi i shqiptarëve

Duhet të kujtojmë që hapi i parë i përsëritjes së gjenocidit është mohimi e bashkë me të edhe harresa, ka shtuar më tutje Kurti./Shqip.com