Lajme Ballkan

Kurti – Borrellit: Serbët e Kosovës në referendum mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë

Biseda telefonike mes Kurtit dhe Borrellit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët me shtetësi të dyfishtë do të lejohen të votojnë vetëm me postë apo në zyrtën ndërlidhëse në Prishtinë, në referendumin për ndryshime kushteteuese që do të mbahet në Serbi.

Këto deklarata ai i ka bërë në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Tëitter, Kurti u shpreh se referendum në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik.

“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë”, shkroi ndër tjerash ai.

Ndryshe, në deklaratat e tyre, zyrtarët serbë kanë thënë se edhe serbët e Kosovës do të votojnë në këtë referendum teksa Qeveria e Kosovës tha se hapja e vendvotimeve në Kosovë nuk do të lejohet./SHQIP.com