Lajme

Kurti: Bashkëpunimi me Shqipërinë lehtëson dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë në të dy anët e kufirit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Kosovës ka thënë se aq sa na bashkon historia, gjuha e kombi, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë.

Sipas tij ky bashkëpunim lehtëson dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë dhe që rritë besimin social ndërmjet qytetarëve në të dy anët e kufirit.

“Me këtë qëllim, në mbledhjen e sotme nënshkruam marrëveshje ndërqeveritare për arsim, drejtësi, mbrojtje, shëndetësi, energji, bujqësi, dogana, sigurime shoqërore, turizëm, rini, gjendje civile, lëvizje të lirë, transport e infrastrukturë rrugore”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai gjithashtu ka thënë se projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme.

“Kjo hekurudhë do t’i bashkojë edhe më fortë ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti ka thënë se teksa qëndrojmë të përbashkuar, me marrëveshjet bilaterale që nënshkruajmë, ruajmë e avancojmë marrëdhëniet tona të afërta.

Theksojmë se sot në Kosovë është mbajtur mbledhja e tetë mes dy qeverive.

Në këtë mbledhje janë nënshkruar 19-të marrëveshje./Shqip.com