Lajme

Kurti bashkëbisedon me përfaqësuesit e komunitetit rom, ndahen 100 bursa për nxënësit e këtij komuniteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit rom.

Në këtë takim Kurti ka veçuar vendimin e Qeverisë për krijimin e ekipit ndërinstitucional për punësimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, nismën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal bashkë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për dhënien e 100 bursave për nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për studime në Fakultetin e Edukimit, si dhe ndarjen e 500 bursave shtesë nga Ministria e Arsimit për studentë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në drejtime të tjera të studimeve.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë muajve të verës, Zyra për Çështje të Komuniteteve do ta shpall thirrjen e radhës për grante për aftësim dhe punësim të komuniteteve.

Foto nga Takimi

“Zyra për Çështje të Komuniteteve i ka 1.5 milion euro për ndarjen e granteve për komunitetet sivjet, dhe organizata joqeveritare dhe media rome kanë aplikuar për fonde në thirrjen e fundit të Zyrës” ka thënë Kurti.

Një e arritur që u përmend është “Platforma digjitale për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që është lansuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë, në Zyrën e Kryeministrit./Shqip.com