Kulturë

Kur u vendos që të mbahet “Sunny Hill” në Tiranë dhe kush do të marrë pjesë? – Detaje të reja nga anulimi që po cilësohet i qëllimshëm

Sunny Hill

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Kosovë.

Lokacioni i ri tashmë është kryeqyteti shqiptar – pra, parku buzë liqenit artificial të Tiranës.

Kështu është bërë e ditur për SHQIP.com nga anëtar i ekipit organizativ të këtij festivali, Shpat Begolli.

“Festivali është vendosur që të mbahet në vendin më të përshtatshëm në Tiranë, duke marrë parasysh shumë faktorë si logjistik ashtu edhe organizativ. Hapësira është bukur e gatshme për mbajtjen e festivalit edhe nevojiten intervenime minimale”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe:
Dështon “Sunny Hill” në Prishtinë, festivali zhvendoset në Tiranë

Ai tha se ftesën për Tiranë e kanë pasur që një kohë të gjatë, mirëpo vendimi është marrë të martën.

“Ftesa që të mbahet në Tiranë ekziston që moti, por që qëllimi ynë gjithmonë ka qenë të mbahet së pari në Prishtinë, por pse jo edhe në Tiranë. Gjithsesi, vështirësitë e krijuara kanë obliguar që këtë vit të zhvendosemi në Tiranë. Vendimi për këtë është marrë dje. Jemi duke punu që atmosferën që ka mbretërua në Prishtinë gjatë dy edicioneve ta bartim këtë vit në Tirane me pjesëmarrje shumë më të madhe. Vendi i Sunny Hill është Prishtina dhe presim që institucionet të zgjedhin këto pengesa dhe të krijohet një hapesirë permanente për Sunny Hill që në vitin 2023 mos të kemi këto vështirësi”.

Begolli tha se gjatë këtij muaj do të publikohen edhe dy emra shumë të mëdhenj përveç atyre që janë bërë të ditur më parë si: Aj Tracey, Diplo, Mahmood, Regard, Kamalnë, Romeo Blanco, Skepta, Burak Yeter si dhe artistët shqiptarë Elvana Gjata, Kida, Ghetto Geasy, Onat dhe Cozman.

Ai shtoi se të gjithë ata që kanë blerë bileta kanë mundësi që ta kthejnë atë, e për grupin tjetrin që dëshiron ta mbajë mund të shkojnë në Tiranë.

“Ata që kanë blerë biletat mund t’i kthejnë ato dhe t’i tërheqin paratë por që ata që vendosin të shkojnë në Tiranë nga Prishtina do të kenë lehtësira si, mbulimi i transportit”.

Ndryshe, lajmin e largimit të “Sunny Hill” nga Kosova e ka bërë të ditur të martën, Dukagjin Lipa, i cili tha se deri këtu ka ardhur si shkak i zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit.

Lipa ka publikuar edhe letrën që ia ka dorëzuar presidentes, kryeministrit, ministres së jashtme dhe ministrit të kulturës.

Në lidhje më këtë reagim ka pasur edhe akuza që e gjithë kjo është bërë për shkak të përfitimeve që mund të këtë në Tiranë.

Lexo edhe:
Sahatçiu i kundërpërgjigjët MAPL-së për Sunny Hill-in, thotë se po mashtrojnë

Ndërsa, opozita në Kosovë mosmbajtjen e këtij festivali e kanë quajtur dështim për Qeverinë e Kosovës./SHQIP.com