Sport Shqiptar

Kupa e Kosovës në hendboll: Deçani synon finalen

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës do të zhvillohet të shtunën.

Në Ferizaj, Kastrioti pret Deçanin me fillim nga ora 18:00.

Deçani ka arritur sukses historik me kualifikim në gjysmëfinale, por tani kërkon edhe finalen.

Kryetari i klubit, Valmir Selmanaj, për Shqip.com ka thënë se mundësit e kualifikimit në finale janë shumë reale.

“Gjasat janë reale për lojën që zhvillohet sot, ne kemi mundësi te kualifikohemi tutje, përkundër që Kastrioti i Ferizajt ka lojtarë nga Brazili, Mali i Zi dhe Maqedonia. Por, KH Deçani ka përforcime nga përfaqësuesja e Kosovës, duke filluar nga Arbios Mushkolaj, pastaj portierin, Flakrim Beqiraj, po edhe lojtar të tjerë vendas”, tha ai.

Selmanaj tutje shtoi se Deçani synon Evropën.

“Synimet tona pas kësaj ndeshje ne rast kualifikimi është qe te paraqitemi sa më mirë ne garat evropiane te hendbollit. Kemi fituar kundër ekipit te vendit tret në çerekfinale në Mitrovicë, kemi diskualifikuar Trepçën. Brenda një viti jemi dal në Superligë si dhe brenda një viti jemi ne Final 4 te Kupës se Kosovës në hendboll edhe pse në ligë kemi përfunduar në vendin e 7-të”.

May be an image of 6 people and people standing

Në gjysmëfinalen e dytë Prishtina dhe Besa Famgas përballen të shtunën nga ora 20:00./Shqip.com