Sport Shqiptar

Kupa e Kosovës: Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen në mesjavë

Futbolli i Kosovës do të vazhdojë të mërkurën ku luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Fituesi aktual i Kupës, Llapi e pret Gjilanin, në “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 15:00.

Ndërsa në takimin tjetër, Prishtina i shkon Vushtrrisë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim gjithashtu nga ora 15:00.

Ndërkohë, në dy edicionet e fundit Llapi e ka fituar Kupën e Kosovës, teksa Prishtina e ka fituar më së shumti herë, 7.

Ndryshe, takimet e kthimit do të luhen me 19 prill.

/Shqip.com