Sport Ndërkombëtar

Kupa e Botës vazhdon sot më katër ndeshje, Messi me shokë zbresin në fushë

Kupa e Botës “Katar 2022” vazhdon edhe ditën sotme me katër ndeshje interesante, shkruan Shqip.com.

Ndeshja e parë fillon në orën 11:00 ndërmjet Argjentinës dhe Arabisë Saudite.

Në orën 14:00 ndeshet Danimarka me Tunizinë.

Pastaj në orën 17:00, ndeshet Meksika me Poloninë.

Ndërsa në orën 20:00 përballet Franca me Australinë.

Në këtë fazë po zhvillohet faza e grupeve e turneut më të madh të futbollit në botë.

/Shqip.com