Kupa e Botës 2026 do të mbahet në 16 qytete të ndryshme
Ndeshjet e Kupës së Botës 2026 që do të mbahen në Amerikën e Veriut do të zhvillohen në 16 qytete të ndryshme.
11 qytete të Amerikës, tri qytete nga Meksika dhe dy të Kanadasë do të jenë nikoqir të evenimentit më të rëndësishëm në botën e futbollit.
16 qytetet mikpritëse do të jenë: Atlanta, Boston, Dallas, Guadalajara, Houston, Kansas City, Los Angeles, Mexico City, Miami, Monterrey, New York/New Jersey, Philadelphia, San Francisco, Seattle, Toronto dhe Vancouver.
Your #FIFAWorldCup 2026 Host Cities:
🇺🇸Atlanta
🇺🇸Boston
🇺🇸Dallas
🇲🇽Guadalajara
🇺🇸Houston
🇺🇸Kansas City
🇺🇸Los Angeles
🇲🇽Mexico City
🇺🇸Miami
🇲🇽Monterrey
🇺🇸New York / New Jersey
🇺🇸Philadelphia
🇺🇸San Francisco Bay Area
🇺🇸Seattle
🇨🇦Toronto
🇨🇦Vancouver— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 16, 2022
FIFA ende nuk ka vendosur se në cilat qytete do të zhvillohet faza e grupeve e në cilat qytete mbahet faza e eliminimit direkt.
Kupa e Botës për meshkuj 2026 do të jetë edicioni i parë me 48 ekipe dhe është hera e parë që do të luhen ndeshje në tre vende.
Kjo do të jetë hera e dytë që SHBA do të presë Kupën e Botës dhe hera e parë që nga viti 1994, derisa për Meksikën, do të jetë e hera e tretë.
Do të jetë hera e parë që një ndeshje e Kupës së Botës për meshkuj do të zhvillohet në Kanada, megjithëse vendi priti Kupën e Botës për Femra në 2015.
Studimi tha se ato qytete të zgjedhura për të mbajtur ndeshjet e Kupës së Botës mund të shohin rreth 160-620 milionë dollarë në aktivitet ekonomik./Shqip.com