Lajme

Kukaj flet nga stacioni ku po mbahet Molliqaj: Arrestimi është kryer pa urdhërarrest, atë po mundohen ta shkruajn tash

Dren Kukaj PSD

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj, është deklaruar nga stacioni policor ku po mbahet kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Kukaj thotë se kryetari i PSD-së është arrestuar pa urdhërarrest dhe se atë  “po mundohen ta shkruajnë në këto momente, pas arrestimit”.

“Aktualisht gjendem në stacionin policor ku po mbahet Dardan Molliqaj. Nga ajo që kuptova është se i gjithë ai operacion policor është kryer pa urdhërarrest. Urdhërarrestin po mundohen ta shkruajnë tash”, shkruan Kukaj në Facebook.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Ndërsa, arrestimin e vlerëson “të motivuar politikisht”.

Dardan Molliqaj është arrestuar më 1 shkurt nga Policia e Kosovës pak para futjes në studio të emisionit Pressing.

Arrestimi i tij erdhi pasi në protestën e 29 janarit, kreu i PSD-së, kishte goditur me shuplakë një polic./Shqip.com