Sport Shqiptar

Kuka: Xhudistët po i njoftojnë me realitetin – shtetet që nuk njohin

Driton Kuka

Pas suksesve të vazhdueshmë në xhudo, që sot u iu shtuan edhe dy medalje të tjera, nuk ka munguar reagimi i selektorit, të Kosovës Driton Kuka.

Kuka, përmes një shkrimi në Facebook – bëri me dije edhe një herë që xhudo – mbetet ambasadori më i mirë i Kosovës, edhe në shtetet që nuk na njohin.

“Traditë është bërë që shtetet ende nuk na njohin, shkojnë xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Çka ndodhi sot në Greqi?

Fatjona Kasapi ka rrëmbyer të artën në Kupën Evropiane për grupmoshat U-21, që u organizua nga Greqi.

Teksa, Erza Muminoviq është fituese e të medaljes së bronztë.

Për të arritur vendin e parë në kategorinë -57 kilogramë, Kasapi arkëtoi katër fitore – duke treguar formën e lartë që po kalon.

Ani pse konkurenca ishte e lartë, ajo e arriti qëllimin.

Kurse, Muminoviq i fitoi tri ndeshje – dhe në të katërtën u mposht.

Ky ishte edhe një tjetër sinjal – që edhe gjeneratat e reja në xhudo – do sjellin gëzime dhe suksese në tokën dardane – në të ardhmen. /Shqip.com