Sport Shqiptar

Kuka kritikon atletët e rinj: Konsumimi i alkoolit pengesa kryesore në rritjen e nivelit

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar atletët e rinj për mungesën e përqendrimit.

Sipas tij, mos disiplina ka sjell që të ulët niveli i sportistëve në Kosovë.

“Lëndimet, rrjetet sociale, jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë, besa edhe shishe e konsumimi i alkoolit tashmë janë bërë penguesit kryesor të rritjes në nivele kulminante! Një problem i ri që nuk ka ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bëjnë sport, për prezantim dinjitar të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale! Kjo po del tash problemi kryesor”, ka shkruar ai.

Kuka së fundmi morri pjesë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ku xhudistët e tij fituan pesë medalje.

Tri të arta e dy të bronzta.

Kosova u përfaqësua edhe në 13 sporte të tjera, por përveç në xhudo arritën të fitonin vetëm një medalje, e cila erdhi në boks, kur Shpejtim Bajoku fitoi të bronztën./Shqip.com