Sport Shqiptar

Kuka: Fabrika e medaljeve nuk po ndalet

Xhudisti nga Kosova, Dardan Cena fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Juniorëve.

Pas, suksesit të arritur ka reaguar trajneri i xhudos Driton Kuka.

Trajneri Driton Kuka

Kuka ka lavdëruar paraqitjen e xhudistit të ri.

“Fabrika e medaljeve nuk po ndalet! Dardan Cena i mrekullueshëm, edhe një medalje për Kosovën në Kampionatin Evropian! Çfarë befasie e Dardanit sot. Fabrika e stacionuar në qytetin e Pejës kësaj radhe protagonist një garues mashkull,i ardhur tash e 4 vite nga Prishtina ku kishte filluar xhudon te baba i vet Anton Cena” ka shkruar ai.

Ai në repesazh mposhti Gergely Adorjani me Ippon, për të siguruar një vend në podium në kategorinë deri 73 kilogramë.

Në këtë kompeticion morën pjesë edhe Debora Gjakova, në kategorinë deri 57 kg, por ajo u ndal në rundin e parë nga Chiara Zuccaro dhe Erza Muminoviq, e cila arriti deri në gjysmëfinale./Shqip.com