Sport Shqiptar

Kuka: Algjeria do ta njeh Kosovën me vlerat e saj

Trajneri Driton Kuka

KOK ka prezantuar ekipin përfaqësues të Kosovës që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Në ceremoninë e prezantimit ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Komitetit Olimpikë, Ismet Krasniqi, së bashku me të gjithë atletët që do të marrin pjesë në këto gara.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, deklaroi se Algjeria do ta njohë Kosovën me vlerat e saj.

“Po besoj se tash jem i në pozitë shumë më të mirë se sa para Tarragona, shumica janë pretendet për medalje. Besoj se do të na bashkëngjitet edhe sportet tjera për medalje në këtë ngjarje. Jam i bindur se Algjeria do ta njeh Kosovën ashtu siç duhet, me vlerat e saj më të mëdha, me sportistët më të mirë të vendit”, ka thënë Kuka.

Ekipi mesdhetar i Kosovës do të përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022, do të mbahen në qytetin e Oranit të Algjerisë.

Lista përbëhet nga xhudistja, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Bashkim Bajoku, Shpetim Bajoku, Patriot Behrami, Lorent Murati, Egzon Shala, Alban Sopa.

Kjo është hera e dytë që Kosova merre pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje./Shqip.com