Lajme

Kujtim Shala e konfirmon: Ekzistonte plani për atentat ndaj Abdixhikut

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala e ka konfirmuar planin e atentatit ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

“Po, ne sot kemi marrë një informacion të kësaj natyre, pra mund të konfirmoj që jam i informuar për këtë çështje, për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me të dhe organizatash në Kosovë dhe në disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës.

Individë të cilët kanë rënë në përgjime të njërës prej agjensive intelegjente kryeësore të BE-së, të vendeve të BE-së dhe nga ajo çka na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë”, ka deklaruar ai në të RTV Dukagjini.

Lexo edhe:
Policia konfirmon kanosjen ndaj Abdixhikut dhe zyrtarëve të LDK-së

Sipas tij,  motivi ishte politik dhe për të njëjtin, përpos organeve të rendit janë njoftuar edhe aleatët ndërkombëtar.

“Nga informacionet që kemi marrë ne e që bazohet në përgjimet për të cilat po flas unë, motivi është pastërtisht politik, pra është i qartë i thënë, i artikuluar dhe i elaboluar. Për këtë, ne kemi njoftuar sot Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të vendit si dhe miqtë tanë ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare dhe çështja po trajtohet në disa nivele”, ka deklaruar Shala.

/Shqip.com