Lajme

Policia konfirmon kanosjen ndaj Abdixhikut dhe zyrtarëve të LDK-së

Sot, gjatë ditës është raportuar që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa zyrtarë të kësaj partie janë kanosur.

Këtë e ka konfirmuar për Shqip.com edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Krasniqi për Shqip.com.

Tutje, Krasniqi tha se të gjitha veprimet e mëtejme hetimore do të merren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

/Shqip.com