Rozë

Kujt ia mori të dashurin Dafina Zeqiri?

Dafina dhe DJ Geek

Dafina Zeqiri është këngëtarja kosovare e cila pëlqehet shumë për këngët që i kthehen në hite.

Mirëpo, së fundmi kritikat nga fansat e saj nuk kanë qenë të pakta për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Trixës.

Kjo mbështetje mund të vie edhe për shkak të bashkëpunimit të Trixës me partnerin e saj me Dj Geekun.

Por faqja e njohur në instagram, “Vipat e bllokut”, kanë publikuar së fundmi një mesazh nga një ndjekëse e cila ka dhënë disa detaje se pse Dafina është duke mbështetur Trixën.

Sipas saj, Dafina e mbështet ish-banoren e BBV të përfshirë në trekëndëshin e historisë mes saj Donaldit dhe Borës, pasi edhe ajo vet ishte e përfshirë në një situatë të ngjajshme.

Ndjekësja ka shkruar se Dafina e ka “tradhëtuar” shoqen e saj të ngushtë moderatoren, Argjira Spanca, pasi kjo e fundit ishte në një lidhje tetë vjeçare me Dj Geek.

Faqja “Vipat e bllokut ka postuar edhe një foto ku shihet Dj Geek në shoqërinë e Dafinës dhe Argjirës.

Dafina, përndryshe ka dy vite që ka zyrtarizuar lidhjen, ku kohët e fundit janë përfolur edhe për martesë ani pse ende asgjë e konfirmuar nga dyshja./Shqip.com