Kujt do t’i takojë “Topi i Artë”?
Me ceremoninë e ndarjes së çmimeve që nuk do të mbahet deri në fund të vitit 2023, Bookmakers ende nuk kanë shpallur favoritët e tyre për të fituar Topin e Artë të vitit 2023.
Triumfi i Argjentinës në Kupën e Botës 2022 bën që Lionel Messi të jetë favorit për trofeun personal, sipas ekspertëve. 7 gola dhe 3 asistime gjatë çuan Kombëtaren argjentinase drejt suksesit.
Messi shijoi një sezon të shkëlqyer me Paris Saint-Germain, si dhe u votua si lojtari më i mirë nga FIFA në shkurt. Kujtojmë që “Pleshti” u transferua para pak ditësh në MLS te Inter Miami.
Ndërkohë, Erling Haaland i Manchester Cityt ka pasur një fillim të suksesshëm në Premier League dhe do të jetë sfidues për të paktën një vend në podium. Norvegjezi ka shënuar mbi 50 gola, ka fituar Premier League, Champions League dhe FA Cup në një sezon sensacional për Cityn, pas transferimit të tij nga Borussia Dortmund.
/Shqip.com