Art Jetese

Kujdesi për sytë tanë

Një fjalë e urtë popullore thotë: “Ruaje si sytë e ballit!”

Kjo tregon rëndësinë e madhe që i jepet kujdesit për shqisën e të parit.

Pa të veprimtaria e njeriut paralizohet. Kujdesi për shqisën e të parit duhet të fillojë që në moshë fare të re.

Për të ruajtur funksionin fiziologjik të syrit, duhet të kemi parasysh:

Gjatë leximit, nuk duhet mbajtur drita afër dhe përpara syve;

Nuk duhet lexuar në pozicion të shtrembër apo shtrirë në kurriz;

Në klasë, bankat e nxënësve nuk duhet të vendosen përballë dritareve, ndërsa tabela e zezë të vendoset përballë bankave;

Burimi i dritës nuk duhet të mbahet përpara syve të fëmijëve;

Dobësimi i pamjes duhet të korrigjohet me anë të syzeve;

Nuk duhet lexuar kur ndriçimi është i pamjaftueshëm;

Pas leximeve të zgjatura duhet bërë një pushim, sidomos kur shfaqen shenjat e lodhjes.

Çlodhja e syve arrihet duke parë në largësi, pa përqendrim dhe në mjedise të gjelbëruara;

Kur shfaqen dhembje koke ose shqetësime të tjera gjatë leximit, që nuk kanë të bëjnë me lodhjen, duhet këshilluar menjëherë me mjekun specialist.

Mos harro se:

Kapakët e syrit enjten edhe në sëmundjet e veshkave.

Pikat e zeza fluturuese që shfaqen para syve, zakonisht në moshat e kaluara, kanë të bëjnë me turbullimin e albuminës në lentën e syrit dhe nuk sjellin ndonjë dëm.

Por nganjëherë, ato janë dhe shenja të ngritjes së tensionit të gjakut, pra për të duhet treguar kujdes.

/Shqip.com