Art Jetese

Kujdesi për fëmijët gjatë temperaturave të larta

Në ditët e nxehta të verës, kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë maksimal, për të evituar pasojat që mund të shkaktohen nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta.

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit nuk rekomandohet për foshnjat nën 6 muaj dhe për fëmijët më të rritur nevojitet përdorimi i kapelave dhe veshjeve të gjera dhe me ngjyra të lehta, me qëllim mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolet.

Ndryshe, edhe Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa rekomandime se si të sillemi me fëmijët gjatë temperaturave të larta.

Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj;  Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat; Vishni me rroba të gjera dhe të lehta; U jepni ujë rregullisht; Pastroni rregullisht”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

⚠️KUJDESI NDAJ FËMIJËVE PËRGJATË TEMPERATURAVE TË LARTA 🌞

🏡Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj;

👒Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;

👕Vishni me rroba të gjera dhe të lehta;

💧U jepni ujë rregullisht;

🛀Pastroni rregullisht.

⚠️Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det 🏖

🧴Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;

🏖🧴Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;

🎾Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00;

🏊Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit 💁♀️💁♂️, jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht.

/Shqip.com