Sport Ndërkombëtar

Ku mbeti “Messi i ri”

Bojan Krkic dhe Leo Messi

Konsiderohej si “Messi i ri”.

Stili i tij i lojës dhe pamja fizike i ngjasonin argjentinasit, por karriera nuk i shkoi siq pritej.

Bojan Krkic debutoi me ekipin e parë te Barcelonës si 17-të vjeçar duke u bërë futbollisti me moshën më të re që ka luajtur ndonjëherë për ekipin e parë të katalunasve, duke e thyer pikërisht rekordin që mbahej nga Leo Messi.

Stoke City Forward Bojan Opens Up About Life as a Player Once Labeled the  'New Messi' | ht_media
Krkic dhe Messi

Po në atë sezon Krkic zhvilloi 48 ndeshje, dhe shënoi 12 gola, por me të përfunduar sezoni, filluan të shfaqeshin probleme.

E gjithë bota po fliste për “adoleshentin kroat” dhe talentin e tij, por fatkeqësisht tërë këtë sukses nuk mundi ta shijoi ai që e “prodhoi” vetë.

“Kisha ankthe pas përfundimit të sezonit, nuk ndihesha i përgatitur psiqikisht”, shprehej Krkic.

FC Barcelona: Reviewing Bojan Krkic's Anguish with Barca, Roma and AC Milan  | Bleacher Report | Latest News, Videos and Highlights
Bojan Krkic

E këto ankthe e detyruan atë që ta refuzoj ftesën e kombëtares së Kroacisë për të luajtur në kampionatin evropian “Euro 2008”.

Përkrahja nuk i mungoi – as në ato ditë të vështira.

“Carles Pyoul ishte pranë meje gjithmonë, ai më tha se unë do të ndihmoj, vetëm shko luaj dhe mos e humb kampionatin evropian”, tregonte Bojan, për mediat spanjolle.

Por, ai ishte i vendosur ta refuzonte ftesën.

Nga ana tjetër kombëtarja spanjolle e futbollit ishte e gëzuar nga ky vendim i kroatit, dhe u munduan që ta shtynin atë që të bëhej pjesë e “La Roha”, dhe pas shumë bisedimeve ata e bindën kroatin të luajë për Spanjën, por  për shkak të problemeve të njëjta, Krkic e zhvilloi vetëm një lojë për “Furinë e Kuqe” .

Bojan Krkić - Dieci Football Entertainment
Bojan Krkic – me kombëtaren spanjolle

Në lojën që ishte e para dhe e fundit e Krkic për kombëtaren spanjolle, ai luajti vetëm 2 minuta.

Aventura e tij me Barcelonën zgjati deri në vitin 2011, pastaj u transferua në AC Roma, ndërsa prej vitit 2001 ai ka ndërruar 6 ekipe, por pa e rigjetur “lavdinë e tij”.

Tashmë, Krkic është 31 vjeç, dhe aktualisht luan në Japoni, te Vissel Kobe. /Shqip.com