Lajme

BIK-u tregon sa kosovarë e kryen haxhin këtë vit

Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 285 haxhi nga grupi i parë i haxhive kanë arritur në Kosovë.

Përmes një njoftimi nga Bashkësia Islame e Kosovës thuhët se në pritje të tyre ka dalur edhe Myftiu Naim ef. Tërnava.

“Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 285 haxhi nga grupi i parë i haxhive nga Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Lipjani, Drenasi, Gjilani dhe Istogu kanë arritur në Kosovë. Në pritje të tyre, përveç numrit të madh të familjarëve, kishte dalë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili uroi haxhitë për kryerjen e haxhit”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Tutje BIK-u ka njoftuar se edhe grupet e tjera të haxhive pritët të arrijnë në Kosovë.

Lexo edhe:
12 vjeçari nga Dragashi haxhiu më i ri kosovar

Këtë vit rreth 741 qytetarë nga Kosova kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për të kryer harxhin.

Por në mesin e tyre është edhe një 12 vjeçar nga Dragashi. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ndërsa, kur ishte nisur grupi i dytë i besimtarëve avioni i tyre kishe pësuar defekt, kështu duke e shtyrë fluturimin.

Lexo edhe:

Tahiri i LDK-së dhe Rrahmani i VV-së nisen për në haxh

Theksojmë se për në haxh kanë shkuar edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani dhe anëtari i Kryesisë i LDK-së Xhafer Tahiri./Shqip.com