Lajme

12 vjeçari nga Dragashi haxhiu më i ri kosovar

Këtë vit rreth 700 qytetarë nga Kosova kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për të kryer harxhin.

Por në mesin e tyre është edhe një 12 vjeçar nga Dragashi. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Këtij karvani të besimtarëve i është bashkëngjitur edhe Zylfi Krasniqi 12 vjeçari nga Dragashi, i cili është haxhiu më i ri nga Kosova që ka marrë rrugën drejtë Arabisë Saudite”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Këtë udhëtim Zylfiu e ka bërë bashkë me familjen e tij.

“Zylfiu bashkë me familjen e tij iu bashkun shumë besimtarëve myslimanë nga e gjithë bota në pelegrinazhin e haxhit. 12 vjeçari shihet në disa imazhe bashkë me imamin e fshatit Zhur, Lulzim Susurin”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Besimtarët myslimanë do të qëndrojnë rreth 20 ditë në vendet e shenjta për ti kryer obligimet e haxhit, thuhet më tutje në njoftim./Shqip.com