Lajme

Kryetari i Mitrovicës veriore: Nga ne nuk do të ketë incidente deri në gjobën e parë

Kryetari i Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Milan Radojeviç ka thënë se serbet në Kosovë nuk do të ndryshojnë qëndrimin sa i përket çështjes së ri-regjistrimit.

Siç raporton Kosovoonline, sipas Radojeviçit nga serbet nuk do të ketë incidente derisa të vendoset dënimi i parë.

“Serbët në veri të Kosovës nuk janë me të vërtetë një kërcënim për askënd, ne duam të jetojmë një jetë të denjë për njeriun. Nga ana jonë, nuk do të ketë incidente apo probleme, derisa të vendoset dënimi i parë, gjë që mund të ndodhë sipas njoftimeve të Prishtinës për 21 ditë. Por ne do të shohim se cili është realiteti në terren,” tha Radojeviçi.

Ai shtoi se shtetasit janë të vendosur të mos bëjnë asnjë ndryshim kur vjen puna te targat.

“Çështja është sesi do të zbatohet ky vendim në terren, për sa i përket dënimeve me shkrim. Unë kam besim absolut në njerëzit në Drejtorinë Rajonale të Veriut dhe mendoj se ata do të marrin vendimin e duhur në interes të popullit,” vuri në dukje Radojeviçi.

Radojeviç shpreson që ndërkombëtarët do të bëjnë presion mbi Qeverinë e Kosovës në mënyrë që të parandalohen presionet.

“Ajo që mund të presim që këto njësi të dorëzojnë e paralajmërojnë, por gjithashtu të shërbejnë dënimet. Shpresojmë se në këto tre javë komuniteti ndërkombëtar do të ushtrojë presion shtesë mbi Prishtinën dhe do të parandalojë tensionet. Ne jemi dëshmitarë të këmbënguljes së Albin Kurtit për të vazhduar me zbatimin e këtij vendimi”.

1 nëntori shënon ditën kur fillon qortimi nga Policia e Kosovës për pronarët e automjeteve me targa ilegale.

Ka filluar masa e qortimit për targat ilegale – SHQIP.com

Kjo masë do të vazhdojë deri me 21 nëntor që pastaj të fillohet me shqiptimin e gjobave.

Dje, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces ndërsa kanë prezantuar edhe fletëqortimin.

Policia tregon formën e fletëqortimit për targat ilegale – SHQIP.com

Vlen të theksohet se masa e gjobitjes e paraparë pas asaj të qortimit do të vlejë deri me 21 janar.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se pas 21 janarit do të bëhen targa testuese dhe regjistrimi i automjeteve me targa RKS do të jetë më i lehtë deri me 31 mars – Pas kësaj date mund të bëhet regjistrimi por pa lehtësime.

Kurse, 21 prilli shënon datën përfundimtare kur që lejon qarkullimin e targave ilegale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë në territorin e Kosovës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar sërish shtyrje të plotë të afatit për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale dhe jo shtyrje të pjesshme.

Përmes një  konference për media, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se këtë kërkesë ja kanë bërë të qarte autoriteteve në Kosovë, publikisht dhe privatisht.

SHBA kërkon shtyrje të plotë të afatit për targat – SHQIP.com

ShBA edhe para se të merret vendimi i ri për targat, kanë kërkuar shtyrje për dhjetë muaj të afatit për ndërrimin e targave. Por janë shprehur të zhgënjyer pas refuzimit të kërkesës së tyre nga Qeveria e Kosovës.

Të njëjtën linjë me ShBA-të ka qëndruar edhe Bashkimi Evropian. Ata konsiderojnë që kërkesa e Kosovës për ndërrimin e targave ilegale është legjitime por kjo duhet të bëhet brenda një periudhe 12 mujore kështu, duke e cilësuar në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

/Shqip.com