Lajme

Kryetari i Ferizajt: As më pak e as më shumë sesa dënim meritor për vrasësit e 18-vjeçares

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, pas konferencës për media të Prokurorisë Themelore në Ferizaj lidhur me vrasjen makabre të 18-vjeçares në këtë komunë, ka kërkuar dënim meritor për dorasit e këtij akti, njofton Shqip.com.

Aliu më tej ka përgëzuar organet e sigurisë dhe të akuzës për punën e tyre, duke thënë se uron që sa më shpejt të zbardhen të gjitha rrethanat e kësaj vrasje.  

Lexo edhe:
Osmani për vrasjen e 18-vjeçares: Të gjenden e të dënohen përgjegjësit

”As më pak e as më shumë, sesa dënim meritor për kryesit e vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj”, ka thënë ai.

“Përgëzime organeve të sigurisë dhe të akuzës për punën e tyre. Uroj që sa më shpejt të zbardhen të gjitha rrethanat e vrasjes që tronditi gjithë shoqërinë”, shtoi Aliu.

Kryetari i komunës në emër të të gjithë ferizajasve ka ngushëlluar familjarët dhe gjithë shoqërinë për vdekjen e të resë M.O.

“Familjes e gjithë shoqërisë, ngushëllime të sinqerta në emrin e të gjithë ferizajasve! Qoftë e fundit kjo vepër makabër”, përfundoi ai.

Njëri nga dy të dyshuarit e kësaj vrasje gjendet ende në arrati, ndërsa për bashkëkryesin e tij – i ndaluar nga policia – është kërkuar paraburgim nga Prokuroria. /Shqip.com