Lajme

Kryesia nuk arrin ta caktojë datën për interpelancën ndaj Kurtit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit nuk ka arritur të caktojë datën se kur do të mbahet interpelanca e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Interpelanca e paraparë për këtë javë nuk ka një datë të caktuar pasi që Kurti ndodhet në Austri për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Moscaktimi i një datë për interpelancën me kryeministrin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Siç e dini ne kemi thirr një interpelancë me katër pika  për kryeministrin e Kosovës. Në kryesi e diskutuam këtë interpelancë që ndodh këtë javë mirëpo, siç po shihet agjenda e kryeministrit, më e rëndësishme është me qenë jashtë vendit sesa brenda dhe nuk arritëm të dakordohemi për një datë të caktuar për një interpelancë këtë javë”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, synimi i interpelancës është që t’i jap zgjidhje situatës së krijuar në Kosovë.

“Për neve kjo është një shqetësim shumë i madh për shkak se mendojmë që tani më shumë së kurrë duhet qasja serioze, e disiplinume dhe gjithëpërfshirëse. Synimi i interpelancës është që t’i jap një zgjidhje një situatë të rëndë të sigurisë dhe politikës. Jemi duke pritur përgjigje nga kryeministri se a mund të ju përgjigjet kësaj interpelancë pasi që vetë ajo është më të “.

Haradinaj e fton në interpelancë Kurtin: Situata në veri më e rënda pas luftës – SHQIP.com

Para dy ditësh, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në konferencën e thirrur për media ka deklaruar se i është drejtuar me një shkresë kryetarit Konjufca, për t’i kërkuar mbajtjen e një seance plenare me urgjencë.

“Kam kërkuar interpelancë me Kurtin për masat urgjente të Qeverisë në raport me situatën e krijuar në vend. Situata është ndër më të rëndat në këto 22 vjet”, tha Haradinaj.

Në konferencë të jashtëzakonshme, Haradinaj shtoi se veprimet e institucioneve nuk kanë qenë në përputhje me seriozitetin e rastit.

/Shqip.com