Lajme

Haradinaj e fton në interpelancë Kurtin: Situata në veri më e rënda pas luftës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në konferencën e thirrur për media ka deklaruar se sot i është drejtuar me një shkresë kryetarit Konjufca, për t’i kërkuar mbajtjen e një seance plenare me urgjencë.

“Kam kërkuar interpelancë me Kurtin për masat urgjente të Qeverisë në raport me situatën e krijuar në vend. Situata është ndër më të rëndat në këto 22 vjet”, tha Haradinaj.

Në konferencë të jashtëzakonshme, Haradinaj shtoi se veprimet e institucioneve nuk kanë qenë në përputhje me seriozitetin e rastit.

Ish-kryeministri, Haradinaj theksoi se krerët e shtetit kanë krijuar fajtorin aty ku nuk duhet.

“Porpozoj kuvendit të votojë rezolutën me këto pika: qeveria të marr në vendim menjëherë deri në marrëveshjen finale.

Presidenca, kuvendi të fillojnë dialogun intenaktiv me serbët që të kthehen në instucione, qeveria të nis komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend po ashtu edhe me opozitën, të kërkohet një takim disa ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në marrëveshjen finale”, ka theksuar ai.

Nëse nuk përfillet kjo interpelancë, Haradinaj theksoi se do të merren edhe veprime të tjera.

Shkresa drejtuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës

/Shqip.com