Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet ditën e hënën me 25 korrik.

Sipas njoftimi kjo mbledhje pritet të mbahet në ora 11:00.

Po ashtu sipas njoftimi janë bërë të ditura edhe pikat e rendit të ditës të cilat do të diskutohen në këtë mbledhje.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit
  2. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës
  3. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-148 për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),
    5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-151 për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-144 për Shëndetësi,
    9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021./Shqip.com