Sport Ndërkombëtar

Kryendeshja në Angli pa gola, teksa Hungaria befason edhe gjermanët

Ndeshjet e sontme

Janë mbyllur takimet e sontme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dueli kryesor në mes Anglisë dhe Italisë ishte më i mërzitshmi, pasi asnjë gol nuk arriti të shënohej, pavaarësisht rasteve.

Masoin Mount goditi shtyllën në pjesën e parë, teksa italianët kishin mundësitë e veta për të gjetur rrjetën. Mëgjihtatë, në fund epilodu i takimit mbeti 0:0.

Momenti kur Mount goditi shtyllën

‘Dështim’ mund të konsiferohet edhe kombëtarja gjermane, që s’arriti të mposhte Hungarinë.

Ndeshja përfundoi 1:1, dhe hungarezët tani bien ndaj italianëve si kryesues në Grupin A.

Atë e shënoi mbrojtësi Zsolt Nagy, që nguliti topin në rrjetën e Manuel Neuer.

Zsolt Nagy

Por, gjermanët u përgjigjën menjëherë me anë të Jonas Hoffman që barazoi pas tre minutash.

Fqinjët e Gjermanisë, Holanda, barazuan me Poloninë 2:2.

Golin e parë e realizoi anglezo-polaku, Matty Cash në minutën e 18-të, duke dyfishuar në pjesën e dytë anëtari i Napolit, Piotr Zielinski.

Megjihtatë, kundërpërgjigje të shpejtë dhanë “Oranjes” me anë të Klassen dhe Dumfries që realizuan Brenda te minutash (51’,54’).

Edhe ndeshja në Uells u krye në paqe, me shifrat 1:1.

Belgjika që udhëtoi drejt ishullit britanik, u gjend në disavantazh qysh në minutën e pestë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Me të filluar pjesa e dytë, “Djajtë e Kuq” gjetën rrjetën me golin e yuri Tielemans.

Kur po mendonin se kishin siguruar tre pikët, uellsianët barazuan në minutën e 87-të me anë të 21 vjeçarit Brennan Johnson.

Ky barazim, i konvenon Holandës pasi mbetet në kryesim të Grupit 4 me shtatë pikë. /Shqip.com