Art Jetese

Kroasant të shijshëm me çokollatë

Përbërësit

500 gr miell
100 gr sheqer
150 gr gjalpë
1 filxhan çaji kos natyral
3 të verdha vezësh
Një lugë e vogël me kanellë pluhur çokollat ose nutella

Përgatitja

Si fillim hedhim në një tas të madh miellin, gjalpin dhe sheqerin. I kalojmë të gjitha në mikser derisa të jenë përzierë mirë me njëra tjetrën.

Shtojmë të verdhat e vezëve bashkë me kosin dhe kanellën dhe vijojmë t’i përziejmë në mikser derisa brumi të jetë i njëtrajtshëm.

E hedhim brumin në një enë tjetër dhe e punojmë me dorë për disa minuta.
Më pas brumin e mbështjellin me një letër kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta në frigorifer.
E nxjerrim nga frigoriferi dhe e hollojmë në formën e petës në një trashësi prej 2 mm.
Petën e presim në forma trekëndore.

Në secilin prej trekëndëshat hedhim copa cokollate ose një lugë nutella apo reçel.
I mbyllim në formë roleve duke shtypur me kujdes të dyja anët e kroasantit.
I vendosim në tavë ku më parë kemi shtruar një letër pjekjeje.
Pasi i kemi vendosur të gjithë me radhë në tavë, kroasantet i fusim në furrë të ngrohur në 180 gradë.
I pjekim për 25 minuta, i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen.
Sipas preferencës, para se t’i shërbejmë, i spërkasim me pak sheqer pluhur sipër.

/Shqip.com