Sport Shqiptar

Kristjan Asllani e dërgoi Crvena Zvezdan në shtëpi

Kristran Asllani

Kristjan Asllani është emri i ri që po shkëlqen në Itali.

Mesfushori shqiptar është vetëm 19 vjeçar dhe po konsiderohet si njëri nga talentët më të mëdhenjë te Empoli, shkruan Shqip.com.

Të martën, ai zhvilloi një ndeshje për tu mbajtur mend.

Në takimin që Verona U-19 e zhvilloi kundër Crvena Zvezda, Kristjani e gjeti rrugën për te goli dy herë.

Kur po zhvillohej minuta e 16-të e takimit, ai realizoi golin e parë, ndërsa të dytin e realizoi nga pika e bardhë, në minutën e 65-të.

https://twitter.com/SerieA_Aust/status/1463284036659417088?s=20
Epilogu përfundimtar i takimit

Takimi përfundoi me rezultat 5-0, ndërsa epilogu i përgjithëm i dy ndeshjeve ishte 6-1 dhe kështu skuadra italiane kualfikohet tutje.

Por, kjo nuk është e gjtiha, pasi të hënën ai u inkuadrua si zëvendësues edhe në Serie A, me ekipin e seniorëve të Empolit, duke dhënë sinjale pozitive për të ardhmen.

Sipas “Transfermarket” vlera e tij në tregun e transferimeve vlerësohet të jetë 200 mijë euro. /Shqip.com