Lajme

Krijohet grupi “Miqtë e Kosovës” në Parlamentin e Ukrainës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko.

Siç ka njoftuar zyra e presidentes, deputeti ukrainas ka njoftuar Osmanin se ata kanë krijuar një grup të quajtur “Miqtë e Kosovës”.

“Deputeti Goncharenko e njoftoj Presidenten se në Parlamentin e Ukrainës është krijuar grupi i deputetëve “Miqtë e Kosovës”, të cilët do të shërbejnë si platformë për thellimin e bashkëpunimin parlamentar mes dy vendeve”.

Sipas njoftimit, Goncharenko ka shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Deputeti Goncharenko shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se do të angazhohet në zgjerimin e mbështetjes për Kosovën brenda Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Ndërsa, Osmani ka treguar qëndrimin e Kosovës sa i përket luftës në Ukrainë.

“Në takim me deputetin ukrainas, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova që prej fillimit të agresionit rus është në krah të Ukrainës dhe se e ka mbështetur atë në mënyra të ndryshme, si dhe i ka bashkërenduar veprimet politike me aleatët tanë evropian dhe amerikan. Presidentja ka potencuar se Kosova  prej fillimit të agresionit të Rusisë është në anën e BE-së, ShBA-së dhe vendeve demokratike dhe i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë”.

Sipas Presidentes Osmani Populli i Ukrainës po kalon një periudhë jashtëzakonisht sfiduese dhe të vështirë duke e përballur me agresion ushtarak dhe krime kundër njerëzim dhe populli i Kosovës e ka përjetuar një luftë të ngjashme.
Delegati ukrainas në KE thotë në shqip ‘Kosova është Evropë’ – SHQIP.com

Kujtojmë se para dy javësh, Goncharenko kishte kërkuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës që shtetet anëtare ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.

“Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Po adresohem tek ju, ju lutem njihni si shtet të pavarur sepse ata luftuan për pavarësinë e tyre, për të ardhmen e tyre dhe ata duhet të ulën së bashku me neve këtu, ata duhet të jenë pjesë e Këshillit të Evropës sepse vetëm kështu ne mund të jemi më të fortë”, ka thënë Goncherenko.

Goncherenko kishte thënë se duhet të bëhet gjithçka që mundemi për ta bërë botën e lirë, por për këtë gjë duhet filluar nga Evropa.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë botën të lirë të gjithë planetin, por duhet të fillojmë me Evropën. Nuk duhet të ketë vrima në hartën e Evropës për një ose një vend tjetër që nuk është pjesë e Evropës dhe projektit evropian, në të cilin ne vlerësojmë të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë”.

Delegati ukrainas tha se për tu arritur kjo, duhet të punojnë të gjithë se bashku.

Zëri i Kosovës për herë të parë në Këshillin e Evropës – SHQIP.com

Vlen të theksohet se sot për herë të parë, Kosova ka marrë fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ju është drejtuar Ukrainës duke i thënë se qëndrojnë krah tyre sepse edhe vet ajo është e mbijetuara e një masakre.

/Shqip.com