Krenar Lloga ironizon LEN-in: E kanë traditë të lënë rrugëve partnerët e koalicioneve

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka ironizuar koalicionin e Bilall Kasamit, Arben Taravarit dhe Izet Mexhitit.
Në një postim në rrjetet sociale, Lloga shkruan se LEN-i e ka traditë që t’i lërë rrugëve partnerët e koalicioneve që ndërtojnë.
Sipas tij, ky koalicion i tre partive opozitare është në shërbim të Hristian Mickoskit të VMRO-DPMNE.
“Koalicioni LEN ka traditë të LEN rrugëve partnerët e koalicioneve që ato ndërtojnë (disa si МОЖЕМЕ, disa duke u vetëkidnapuar, disa të pandashëm me Mickon, e disa që s’shkoqen prej Qeverisë), ashtu siç edhe ndërrojnë emrat në këto koalicione.
Vulat e ASH-ës nuk janë pronë e individit, aq më pak e atij që braktisi shtëpinë e tij politike, dhe sa për ultimatumet, përdorni ato me VMRO-në, jo me Aleancën për Shqiptarët“, shkruan Lloga.
/Shqip.com