Lajme

Krasniqi uron Kamberin: Përkundër përpjekjeve të shumta të sistemit për ta penguar ai ka fituar

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.

Ai ka arritur që të fitojë një ulsë në Kuvend falë 698 votave të qytetarëve të Ternocit.

Për këtë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se pavarësisht gjitha përpjekjeve të sistemit për ta penguar ai ja ka arritur.

“Përkundër përpjekjeve të shumta të sistemit për ta penguar, Shaip Kamberi ka arritur që të fitoj mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë. Kjo, falë votuesve të Tërnocit, të cilët, posaçërisht dje, treguan vendosmëri, mobilizim dhe atdhedashuri duke e votuar Shaipin”.

Krasniqi ka thënë se me Kamberin shqiptarët do të vazhdojnë të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë.

“Jam i bindur se me Shaipin si përfaqësueses të tyre, shqiptarët do të vazhdojnë të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë. Si Kryetar i PDK-së, si parti, do të jemi afër Shaipit dhe shqiptarëve të Luginës kudo dhe kurdo që është nevoja”, ka shkruar Memli në Facebook.

Lexo edhe:
Kamberi: Zotohem të mbroj interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar

Ndryshe, në Tërnovc të Madh të Bujanocit të enjten u votua për herë të pestë për zgjedhjen e përfaqësuesit të pakicës shqiptare në Serbi për mandatin e vetëm në Kuvend./SHQIP.com