Lajme

Kamberi: Zotohem të mbroj interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar

Shaip Kamberi - deputet në parlamentin e Serbisë

Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.

Ai ka arritur që të fitojë një ulsë në Kuvend falë 698 votave të qytetarëve të Ternocit.

Pas kësaj ai ka thënë se përkundër politikës dhe veprimeve penguese të pushtetit serb, shqiptarët nuk mbeten pa deputet në parlamentin e ri të Serbisë.

“Kjo sot falë votuese të Tërnocit. Kjo në përgjithësi falë vullnetin të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo falë punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Kjo falë përkrahjes së madhe nga kudo ku përqafohen vlerat e demokracisë liberale. Nga kudo ku flitet shqip”.

“Përgjegjësitë janë të mëdha. Problemet janë të shumta. Konteksti është i vështirë. Por me punë dhe unitet do t’ia dalim. Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve. Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar. Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon”, deklaroi Kamberi.

Lexo edhe:
Shaip Kamberi siguron ulësen në Kuvendin e Serbisë

Në Tërnovc të Madh të Bujanocit të enjten u votua për herë të pestë për zgjedhjen e përfaqësuesit të pakicës shqiptare në Serbi për mandatin e vetëm në Kuvend.

Nga mëngjesi e deri në ora 16:00, kanë votuar 400 votues kishte thënë më herët në një përgjigje për Shqip.com, Belgzim Kamberi kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

Në këtë proces është konsideruar se gjithçka ka shkuar në rregull./SHQIP.com