Lajme

Krasniqi: U realizuan vetëm 10 % të projekteve komunale, duhet më shumë punë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Sot në qytetin e Pejës është zhvilluar një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarët e komunave të Kosovës.

Në këta takim prezent ishte edhe Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në fjalën e tij para kryetarëve ai është shprehur se deri me tash janë realizuar vetëm 10 % të projekteve komunale prandaj duhet më shumë punë.

“Është vërejtur ngadalësim i realizimit të projekteve kapitale. Vetëm 10,2 për qind të realizimit të të gjitha projekteve kapitale janë realizuar deri tani. Duhet të bëhet presion tek operatorët pasi e dini që mjetet e parapara për këto projekte kthehen mbrapa”, tha Krasniqi.

Ndërsa në fjalën e tij para të pranishmëve Kurti është shprehur se buxheti për vitin 2023 do të ketë rritje prej 15 %.

“Qeveria e Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023, në këtë buxhet reflektohet një rritje e buxhetit dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje prej 15% të buxhetit për komunat në raport me 2022. Do të jenë 654 milionë euro që do tu ndahen komunave. Kjo rritje dot ë duhej të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Më tutje në fjalën e tij, Kurti është shprehur se duhet të ketë avancim në raportin Qeveri-Komunë./Shqip.com