Lajme

Kurti: Komunat për vitin 2023 do të përfitojnë 654 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon në qytetin e Pejës një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Kurti është shprehur se buxheti për vitin 2023 do të ketë rritje prej 15 %.

“Qeveria e Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023, në këtë buxhet reflektohet një rritje e buxhetit dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje prej 15% të buxhetit për komunat në raport me 2022. Do të jenë 654 milionë euro që do tu ndahen komunave. Kjo rritje dot ë duhej të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Më tutje në fjalën e tij, Kurti është shprehur se duhet të ketë avancim në raportin Qeveri-Komunë.

“Qasja jonë si qeveri është që të jemi afër qytetarëve, edhe duke qenë afër komunave, e për këtë na nevojitet avancim dhe intensifikim i bashkëpunimit”, tha Kurti.

Bashkë me Kurtin janë edhe ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ai i Financave Hekuran Murati dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli./Shqip.com