Lajme

Krasniqi thërret konferencë për media pas dështimit të votimit të Komisionit Hetimor

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media.

Krasniqi këtë thirrje e ka bërë pasi që në Kuvendin e Kosovës nuk u votua miratimi i Komisionit Hetimor  lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot Konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

PDK-ja si iniciues i këtij Komisioni e lëshoi seancën e Kuvendit, pasi  nuk morën vota të mjaftueshme./Shqip.com 

Lexo edhe:
Nuk formohet Komisioni Hetimor për energjinë, opozita lëshon sallën