Lajme

Krasniqi: Qeveria nuk mund të amnistohet për bllokadën që po ua bën qytetarëve për të dalur nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Qeveria nuk e ka fajin për krizën ekonomike por nuk mund të amnistohet për bllokadën që është duke ua bërë qytetarëve për të dalur nga kjo krizë.

Sipas Krasniqit kërkesa e qytetarëve për tërheqjen e Trustit ka ardhur si pasojë e gjendjes ekonomike.

Po ashtu, Krasniqi thotë se këtë shqetësim të qytetarëve opozita e ka sjell në Kuvend në mungesë të veprimeve të Qeverisë.

“Gjendja ekonomike është ajo që i ka shtyre qytetarët lejimin e tërheqjes së një pjese të mjeteve të kursyera në trust e diçka që  ne vetëm e kemi marrë përsipër me e procedu në mungesë të veprimeve të qeverisë për ta sjellë para deputetëve”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se tërheqja e Trustit është kërkese e qytetarëve para se të jetë alternative e opozitës karshi Qeverisë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në foltoren e Kuvendit

“Tërheqja deri në 30% të tërheqjes së mjeteve të kursyera nga qytetarët tanë e cila si masë para se të jetë një alternativë e jona si opozitë karshi Qeverisë, është një kërkesë ekskluzive e qytetarëve të vendit tonë”.

Tutje, Krasniqi përmend inflacionin për të cilin thotë se është i lartë për produktet esenciale si dhe ngritjen enorme të çmimeve.

Kurse, për qytetarët duke përfshirë mjekët, infermieret, mësuesit e policët ka thënë se janë duke kërkuar viza që të largohen nga Kosova sepse nuk iu ka mbetur shpresë./Shqip.com