Sport Ndërkombëtar

Krasniqi po shkëlqen ndaj “Olimpico”, e nxjerrë një lojtar të Lazios me karton të kuq

FOTO: Fotbal Club CFR 1907 CLUJ
FOTO: Fotbal Club CFR 1907 CLUJ

Mesfushori nga Kosova, Ermal Krasniqi vazhdon të jetë protagonist te Cluji rumun.

Për një ndërhyrje ndaj tij, mbrojtësi i Lazios, Patric është përjashtuar direkt me të kuq në minutën e 15-të të ndeshjes së Ligës së Konferencës.

Krasniqi ka startuar te Cluji.

Ndeshja po luhet në Romë dhe rezultati është 0:0.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 23 shkurt në Rumani.

Te Lazio në krahun e majtë të mbrojtjes starton Elseid Hysaj.

/Shqip.com