Krasniqi: Nuk kemi betejë politike për pandeminë, por Qeveria duhet të përgjigjet me qasje tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se rreth pandemisë nuk kanë “beteje politike”, por kërkoi që Qeveria t’i përgjigjet menjëherë pandemisë me një qasje krejtësisht tjetër.
Kjo deklaratë e Krasniqit erdhi pasi të dielën u raportuan 36 vdekje të reja si pasojë e COVID-19.
“Me ditë të tëra, po na ndalë frymën kjo gjendje tmerruese, me shifra alarmante, ku humbja e jetës së qytetarëve nga virusi tashmë, për fat të keq, nga Qeveria po trajtohet vetëm si numër”, ka shkruar lideri opozitar në Facebook.
Theksoi se Qeveria duhet ketë plan konkret rreth situatës.
“Është e papranueshme që të vazhdojë edhe më tej kjo papërgjegjësi”.
36 viktima si paosjë e COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Si asnjëherë më parë, numri i të vdekurve si pasojë e infektimit me virusin Corona në Kosovë ka kaluar në mbi 35.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe një mijë e 630 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 11 mijë e 17 testime të kryera.
Në raport njoftohet se sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699, derisa numri i rasteve aktive në total është 26.575. /Shqip.com