Sport Shqiptar

Krasniqi ndalet në finale, fiton medaljen e argjendtë

Kampionia Olimpike, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer një tjetër medalje.

Ajo arriti që të fitojë medaljen e argjendtë, për të kjo ishte medalja e dyta brenda një muaji.

Në finale ajo u takua me japonezen, Uta Abe, ku u mposht me Wazaari.

Deri në finale xhudistja kosovare, zhvilloi katër përballje.

Në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari garuesen nga Qipro, Sofia Asvesta, derisa Krasniqi në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon zvicrranen, Binta Ndiaye.

Ajo në çerekfinale kaloi me mongolezen, Khorloodoi Bishrelt, kurse për të siguruar finalen kampionja Olimpike mposhti me Wazaari garuesen nga Izraeli, Gefen Primo.

Kujtojmë që ajo në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 po ashtu fitoi medaljen e artë./Shqip.com