Lajme

Krasniqi-Kurtit: O trim, si me nënshkrim, si pa nënshkrim, ti ke bë pranim

Memli Krasniqi - Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë fjalën në Kuvend pasi ka folur kryeministri Albin Kurti për draftin e Asociacionit që e ka pranuar.

Kransiqi i ka thënë kryeministrit se e kanë ftuar për të diskutuar për draftin e Asociacionit, por duket që Kurti është i ngarkuar nga e kaluara.

“ A u qetësove kryeministër, a je mirë, se u shqetësuan këta tutë. S’na kallxove pse u vonove 1 orë, a pate naj punë, që nuk erdhe. U vonove. Qysh është e mundur kejt bashkëpunëtorët po dalin kundër. Ish-numri 2 i qeverisë tande, t’i ka bo do pytje, s’di a i pe. Nuk iu ke dhanë përgjigje.

Te kemi ftu me diskutu, por ti vjen i ngarkuar, se të ngarkon e kaluara politike. E vështirë është sot për mua me ditë a me qesh a me qajtë, me fjalën tande. A me qesh që erdh dita, që 10 vjet ma vonë ti me e mbrojt Zajdenicën. A me qesh se ti po e mbron propozimin e mirë për Zajednicën.

 A me qa për jetët e humbura që iu ke pri për me e kundërshtuar Zajdenicën, e që sot ti po e mbron. Ngarkesa jote është parë nga të gjithë. S’të kemi thirrë me të shpallë as shpiun as tradhtarë”, ka thënë Krasniqi.

Kraniqi i ka thënë Kurtit se ajo që është thelbësore, është transparenca, dhe ia ka rikujtuar Kurtit se është dashur vetë që të lajmërohet për raportim në Kuvend dhe jo të pret që të ftohet nga Kuvendi, shkruan Express.

“Arsyeja themelore është transparenca. Ju ke raportu ambasadorëve, e jo deputetëve. Cila është esenca mos me ardhë në Kuvend, e më të thirrë. Është dashtë vet me ardhë. Është hera e 2-3 që të thirim në seanca. Ti vjen i ngarkuar nga e kaluara, sillesh si reporter, si gazetar. Kam shku, kam ardhë, u shku ky. I dimë këto. Tre minuta fole cka përmban drafti. Mos u ngarko. Ti 20 minuta fole për takimin në Bruksel që ka zgjat 19 minuta. Po ata a kanë folë. A t’kanë rreh shuplaka si këta ktu a. Ky aty s’ka folë ma shumë se 3 minuta. S’ke pas kohë me iu kallxu atyre kësi pallavra”, ka thënë tutje kreu i PDK-së.

Kransiqi ka thënë se Kurti më 26 tetor e ka përmbysë karrierën e tij politike për 19 minuta, kur e ka pranuar draftin për Asociacionin.

“Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbysë karrierën e tij politikë në Bruksel. Na e dimë me 21 tetor e ke pas pesëshen ktu. Është për t’u vlerësuar angazhimi i partnerëve. Të kemi thënë koordinohu me amerikanët.

Ta kanë pru propozimin për Zajednicën, ti e ke pranu. Kur thu hajde ta nënshkruajmë, e ke bo një gabim amater që s’e bon askush. Me i thanë ndërkombëtarëve me e nënshkru draftin me Serbinë, është abnormale. Është me pranu Serbia me vendos për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Me e nënshkrua draftin që e miraton Qeveria e që e Gjykon Kushtetuesja”, ka thënë tutje Memli Kransiqi.

Ai i është përgjigjur Kurtit për rimën rreth pranimit e nënshkrimit, duke i thënë: “O Albin o trim, si me nënshkrim, si pa nënshkrim, ti ke bo pranim”.

/Shqip.com